Ekonomi

Shahini: COVID-19 paralizoi 85% të bizneseve ndërsa as gjysma e pakos emergjente nuk është realizuar – Lajmet e fundit

0









Ministres së Financave, Hykmete Bajrami, delegacioni i bizneseve i kryesuar nga Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), iu ankuan se as gjysma e pakos emergjente nuk është implementuar nga Qeveria.


Për këtë kreu i AKB-së, fajësoi deputetët e Kuvendit të Kosovës.


“Deri më tani as 50% të pakos së parë emergjente nuk është implementuar nga Qeveria dhe sipas informatave kjo është në mungesë të buxhetit dhe të rishikimit të tij, për të cilën AKB fajëson të gjithë deputetet e Kuvendit të Kosovës, të cilët për teket e tyre politike po e bllokojnë miratimin e rishikimit të Buxhetit por edhe ratifikimin e Marrëveshjeve Ndërkombëtare të cilat janë esenciale për Rimëkëmbjen e Ekonomisë dhe rritjen e sektorit privat”, ka deklaruar ai.


Shahini paralajmëroi se këtë vit për shkak të pandemisë COVID-19, ekonomia kosovare do të pësoj humbje të madha duke përfshirë edhe investimet e huaja, përcjell Zëri.


“Pandemia Covid-19 paralizoi rreth 85% të operatorëve ekonomik në vend dhe kjo jo për fajin e tyre por për shkak respektimit të vendimeve qeveritare të cilat u detyruan ti respektojn me premtim që ato do të kompensohen nga Qeveria”, u shpreh Shahini.


Ndërsa në fund të listës së përfaqësuesit të bizneseve private, ishte kërkesa drejtuar


Bankës Qendrore, bankave komerciale dhe institucioneve të tjera të shërbimeve publike që “mos ti ngufatin bizneset me kërkesat e tyre për shlyerjet e borxheve sepse edhe shumë institucione shtetërore ju kanë borxh operatorëve ekonomikë të sektorit privatë”.


Ministrja Bajrami u zotua se do të bëjnë të pamundurën që ta shpëtojmë sektorin privat dhe se kërkesat e parashtruara nga bizneset private do të shqyrtohen me prioritet.


“Sektori privat për herë të parë pas lufte ballafaqohet me probleme të cilat vështirë se kalohen pa mbështetjen e shtetit. Çdo kërkesë që vjen nga sektori privat pa dallim prodhues, tregtar, shërbime apo agrobiznes shqyrtohet me prioritet dhe do të marrim vendime të mira për ta”, tha ajo./Zëri