Sport

Shefi i La Ligës e kritikon ashpër Bartomeun: I padijshëm

0

Javier Tebas, presidenti i ligës spanjolle të futbollit, sulmon ashpër presidentin e dorëhequr të Barcelonës Josep Maria Bartomeu.

Gjithçka lidhet me disa deklarata të bëra nga Bartomeu pas
dhënies së dorëheqjes me këtë të fundit që theksoi se u largua nga klubi për
shkak se duhet të merrnin vendime të rëndësishme.

Një prej tyre ishte edhe vendimi për të marrë pjesë në
Superligën e Europës.

“Vendimi për të luajtur në atë kompeticion duhet të
ratifikohet në Asamblenë tjetër” nënvizoi Bartomeu, një deklaratë që tregon
injorancën e ish-numrit 1 të Barçës sipas Javier Tebas.

Kreu i ligës spanjolle të futbollit foli me tone të ashpra
ndaj Bartomeut.

“Deklarata e sforcuar në ditën e tij të fundit si presidenti
i Barcelonës, që do të bashkohej me një kompeticion të dobët dhe imagjinar,
përfaqëson shkatërrimin e atij klubi. Ai konfirmon injorancën e tij për
industrinë e futbollit. Një fund i trishtueshëm për një president i cili ka
regjistruar suksese dhe shumë gabime kohët e fundit”, shprehet Tebas.

The post Shefi i La Ligës e kritikon ashpër Bartomeun: I padijshëm appeared first on Gazeta Express.