Ekonomi

Shoqata “Postieri” paralajmëron protesta kundër vendimit të Bordit të Drejtorëve në Postë

0









Shoqata Sindikale “Postieri” përmes një shkrese ka reaguar ndaj kryesuesit të Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve në Postën e Kosovës, Leonard Shabanit dhe u.d kryeshefit ekzekutiv Xhevdet Smakiqi, për vendimin e fundit mbi rritjen/zbritjen e pagave.


Në një njoftim për media nga kjo shoqatë kanë thënë se në ditët në vijim do të informojnë Inspektoriatin e Punës si dhe do ti drejtohen organeve të drejtësisë për siç thonë ata për vendimin dhe konkurset për pranim të punëtorëve të rinj.


Shoqata “Postieri”, këtë vendim e kanë quajtur “joligjor dhe të turpshëm. Përmes një komunikatë Shoqata thotë se përmes vendimit zyrtarët e lartë të ndërmarrjes u rriten pagat kurse zvogëlohen ato të punëtorëve tjerë, “gjithherë pa kurrfarë plani, analize dhe sipas dëshire”.


Po ashtu, nga kjo shoqatë janë shprehur se ende nuk kanë pranuar pagat për muajin janar të këtij viti , teksa përmend konkurset që sipas shoqatës po bëhen për avancime.


“Në proces janë konkurset për pranim të punëtorëve të rinj dhe për zyrtarët e lartë të ndërmarrjes, e mos të përmendim avancimet e shumta që këta të dy muajt e fundit janë duke ndodhur, ku krejt këto, kanë efekt negativ te punëtorët dhe ndërmarrja”, thuhet në reagimin e kësaj shoqate./Zëri


Image