Teknologji

Si po varemi nga kompanitë e mëdha teknologjike

0

Si po varemi nga kompanitë e mëdha teknologjike


AutoTech


Gazeta Express

29/06/2020 23:18

Kur izolimi goditi Britaninë e Madhe më 23
mars, Ingram u detyrua të mbyllte dyqanet në Edinburgh dhe Dundee.

Shitjet i realizonte përmes dyqanit online të
Amazonit. Tani shitjet janë 40 për qind më të larta sesa në vitin e kaluar,
transmeton Koha.

“Pa Amazonin punëtorët nuk do të mund të
shkonin në shtëpi në krejt periudhën e izolimit. Në vend të saj, i dërguam në
shtëpi për vetëm katër javë, derisa u ambientuam në normalitetin e ri. Pas
kësaj, kthyem stafin për të na ndihmuar që t’i realizojmë porositë online”, ka
thënë Ingram.

Gjatë izolimit, për mbrojtjen nga
koronavirusi, i vyeshëm nuk ishte vetëm Amazoni. Telefonat dhe tabletët e Apple
e Android dhe aplikacionet e Facebookut dhe Microsoftit, ishin vendimtarë në
lidhjet mes shoqërisë, familjes e kolegëve.

Natyrisht, pandemia ishte e suksesshme për
investuesit dhe miliarderët prapa këtyre firmave. Aksionet e Facebookut, Apple,
Amazonit dhe Microsoftit ishin në nivele rekorde në tregjet e muajit qershor.
Mes 18 marsit dhe 19 majit, Jeff Bezosi i Amazonit u pasurua për 34.6 miliardë
dollarë, ndërkaq pasuria e Mark Zuckerbergut është rritur për 25 miliardë
dollarë.

Mirëpo, a po del nga kontrolli mbështetja në
firmat e mëdha teknologjike? “Amazoni, nga një kompani dominuese për tregtinë
online, ka kaluar në dominimin e krejt tregut gjatë izolimit”, ka thënë Stacy
Mitchell, bashkëudhëheqëse e “Institute for Local Self- Reliance”, organizatë
amerikane që sfidon ekonominë e koncentruar dhe fuqitë politike. Ndërkohë,
qeveria britanike ka njoftuar se do të përdorë aplikacionin e koronavirusit të
bazuar nga Apple dhe Google.