Teknologji

“Solitaire” mbush 30 vjet

0

“Solitaire” mbush 30 vjet


AutoTech


Gazeta Express

22/05/2020 23:37

Loja
kompjuterike “Solitaire” ka mbushur 30 vjet të premten. Microsofti po e feston
këtë përvjetor me 35 milion njerëz në muaj që janë aktivë në lojë, e me më
shumë se 100 milionë lojë të luajtura në ditë.

“Solitaire” fillimisht ishte pjesë e Windows
3.0 më 1990, e dizajnuar për t’i mësuar përdoruesit si të përdorin miun. Bartja
virtuale e kartave dhe vendosja e tyre bazuar në renditjen e caktuar, mësoi
bazën e opsionit ‘drag and drop’ në Windows, e që përdoret akoma në shumë pjesë
të sistemit operativ.

Fillimisht ajo njihej si “Windows Solitaire”.
Mbetet një prej lojërave më të luajtura në botë pasi ishte shpërndarë në të
gjitha versionet e Windowsit për më shumë se dy dekada. Kjo nënkupton se ajo
është shpërndarë në më shumë se një miliard kompjuterë dhe u ndal së qeni pjesë
e dedikuar e Windowsit me lansimin e versionit “Windows 8” më 2012.

Microsofti e ka shpërndarë lojën në 65 gjuhë e
ajo luhet në më shumë se 200 tregje. Përditësimin e madh të saj e mori më 2012,
kur u nda nga “Windows 8” për të qenë aplikacion i vetëm. Më 2015, u kthye si
pjesë e “Windows 10”.