Sport

Spektakël në ‘Allianz Arena’, PSG nxjerr ‘hak’ kundër Bayernit

0

Skuadra e Paris Saint-Germain ka fituar ndeshjen e parë çerekfinale kundër Bayern Munchen.

Kundërshtarët e finales së vitit të kaluar në UEFA Champions League në ndeshjen e zhvilluar në ‘Allianz Arena’ u ndanë 3 me 2 në të mirë të francezëve, shkruan IndeksOnline

Tre gola u shënuan në pjesën e parë. Dy për ekipin e Pochettinos i shënuan; Mbappe dhe Marquinhos.

Për skuadrën e Hansi Flick, në pjesën e parë shënoi Choupo-Moting.

Në pjesën e dytë, ekipi vendas barazoi rezultatin në minutën e 60’të, me anë të Thomas Muller.

Golin e fundit në ndeshje dhe për fitoren e PSG-së e shënoi Kylian Mbappe në minutën e 68’të – pas një depërtimi fantastik në zonë.

Ndeshja e kthimit zhvillohet më 13 prill, ditë e martë./IndeksOnline/