Sport

Superkupa e Gjermanisë: Bayern Munich synon trofeun e 5-të këtë sezon kundër Dortmundit

0

Nga një Superkupë te një tjetër. Në harkun e 6 ditëve Bayerni Munich do të zbresë në fushë për të fituar një tjetër trofe që do të ishte i pesti këtë sezon.

Skuadra e Hansi Flicks sfidon sot në mbrëmje, Borussian e
Dortmundit në finalen e Superkupës së Gjermanisë ndeshje që do të luhet në
Allianz Arena në orën 20:30.

Në gusht të vitit të kaluar Dortmundi e mposhti Bayernin 2-0
në Superkupë dhe kampionët e Gjermanisë do të kërkojnë të hakmerren pikërisht
për atë disfatë por në të njëjtën kohë do të kërkojnë të reagojnë pas asaj
humbjeje të thellë në fundjavë për javën e dytë të Bundesligës ndaj Hoffenheim
me shifrat 4:1.

Bayerni është i plotë, me përjashtim të Leroy Sane që u lëndua,
përpara kësaj sfide ndërkohë që Dortmundi ka disa mungesa ku spikasin ato të
Thorgan Hazard, Zagadou e Schmelzer.

Parashikohet një duel i zjarrtë dhe po aq spektakolar në
Allianz Arena në praninë e disa mijë shikuesve, një ndeshje që nuk duhet humbur
në ekranin tonë.

The post Superkupa e Gjermanisë: Bayern Munich synon trofeun e 5-të këtë sezon kundër Dortmundit appeared first on Gazeta Express.