Sport

Vdes legjenda meksikane

0

Trajneri Ignacio Trelles Campos, i cili e udhëhoqi ekipin kombëtar të Meksikës në tri Kupa të Botës, ka vdekur në moshën 103-vjeçare.

Në popull i njohur si “Don Nacho”, Trelles e
udhëhoqi Kombëtaren e Meksikës në 117 ndeshje ndërkombëtare, transmeton Gazeta Express.

Ai ishte trajner i Meksikës në turnet e Kupës
së Botës më 1958, 1962 dhe 1966, si dhe ishte në krye të ekipit në turnet e
futbollit të Lojërvae Olimpikë më 1964 dhe 1968.

Ish-klubi i tij Cruz Azul, të cilin e kishte udhëhequr
drejt fitimit të titujve të njëpasnjëshëm në Primera Division më 1978-79 dhe
1979-80, njoftoi për vdekjen e tij.

Në përgjithësi, Trelles i fitoi shtatë tituj kampioni në Meksikë si trajner – që është rekord – ndërsa tre të tjerë si lojtar. /Gazeta Express/

The post Vdes legjenda meksikane appeared first on Gazeta Express.