Teknologji

Vërshojnë akuzat ndaj Facebook-ut se i detyroi punëtorët të kthehen në zyrë gjatë pandemisë

0

Vërshojnë akuzat ndaj Facebook-ut se i detyroi punëtorët të kthehen në zyrë gjatë pandemisë



Gazeta Express

21/11/2020 18:19


shumë se 200 mbikëqyrës të përmbajtjes në Facebook, nga e gjithë bota, kanë
akuzuar kompaninë se i detyroi ata të ktheheshin në zyrë gjatë pandemisë, dhe
kërkuan mbrojtje më të mirë të shëndetit dhe sigurisë.

Ata
përgatitën një peticion, në të cilin thanë se Facebook “po rrezikonte pa
nevojë” për të siguruar fitime. Punëtorët kërkuan që gjiganti i mediave sociale
të garantojë kushte më të mira, ose të lejojë punëtorët të vazhdojnë punën e
tyre nga shtëpia.


gusht, Facebook tha që personeli do të lejohej të punonte nga shtëpia deri në
verën e 2021. Por, kompania mbështetet në mijëra kontraktorë për të zbuluar
postimet e padëshiruara.

“Pas
disa muajsh lejimi të mbikëqyrësve të përmbajtjes për të punuar nga shtëpia,
përballë një presioni të fuqishëm për të mbajtur Facebook pa urrejtje dhe
dezinformim, ju na keni detyruar të kthehemi në zyrë”, thuhet në letrën e hapur
të lëshuar nga firma Foxglove e aktivistëve ligjorë me bazë në Britani.

Facebook
tha se “një shumicë” e rreth 15,000 moderatorëve të përmbajtjes në nivel
global, po punojnë nga shtëpia.

“Ne
vlerësojmë mbikqyrësit e përmbajtjes dhe ne i japim përparësi shëndetit dhe
sigurisë së tyre”, tha një zëdhënës i Facebook-ut.

Kontraktorët
thanë se thirrja për t’u kthyer në zyrë kishte ardhur pasi kishin dështuar
përpjekjet për t’u mbështetur më shumë në inteligjencën artificiale (AI) në
identifikimin e përmbajtjes problematike.

“Facebook
ka nevojë për ne. Është koha që ju ta pranoni këtë dhe të vlerësoni punën tonë.
Të sakrifikojmë shëndetin dhe sigurinë tonë për përfitim është e pamoralshme”,
kanë thënë punëtorët e Facebook në ankesën e tyre.