Ekonomi

Vlera e bitcoinit bie ndjeshëm pas rekordit

0









Bitcoini ka rënë ndjeshëm të hënën, pasi u rrit ditë më parë në vlerën prej 58.354 dollarësh.


Kriptovaluta më e njohur gjatë fundjavës ka shënuar nivele rekord, pothuajse dyfish nga viti i kaluar.


Sipas “CoinMarketCap”, përcjell “Telegrafi”, bitcoini po tregtohet me rreth 54 mijë dollarë.


Aktualisht vlera totale e kapitalit të tregut të kësaj kriptovalute arriti në një trilion dollarë.


Ditë më parë “Tesla” kishte blerë 1.5 miliard dollarë në vlerë të bitcoinit dhe tha se së shpejti do të pranonte pagesa në këtë monedhë.


Po ashtu “MasterCard” tha se do të mbështes kriptovalutën, ndërsa “BNY Mellon” njoftoi se do të hapte shërbimet e saj ndaj këtyre monedhave. /Telegrafi