Sport

Zidane ka vendosur ta kthejë Hakimin, e konfirmon agjenti i lojtarit

0

Achraf Hakimi do të rikthehet në Madrid gjatë verës.

Lajmin
e ka konfirmuar agjenti i mbrojtësit të djathtë, që dy vitet e fundit ka qenë i
huazuar në Gjermani te Borussia Dortmund.

Për
dy vite në Bundesliga, Hakimi është rritur shumë si lojtar dhe Zinedine Zidane është
duke menduar që t’ia bëjë një vend në ekip.

Ende
nuk është vendosur përfundimisht se cfarë do të ndodhë, por sipas agjentit të
lojtarit, Achraf do të kthehet në Madrid kur të përfundojë sezoni në Gjermani.

“Nuk
ka far oferte, do të kthehemi në Madrid”, tha agjenti Alejandro Camano për Mundo
Deportivo.

Chelsea,
Tottenham, Arsenal, Juventus dhe Bayern Munich janë të interesuar për Hakimin,
por Zizu do ta kthejë fillimisht në Madrid dhe më pas do të vendosin se cfarë të
bëjnë, për shkak se ka shumë lojtar në atë pozicion, Dani Carvajal, Nacho
Fernandez dhe Alvaro Odriozola.

Sa i
përket lojtarit, ai vazhdimisht ka përsëritur se ëndrra e tij është të ketë një
karrierë të suksesshme me fanellën e Los Blancos. /Gazeta Express/

The post Zidane ka vendosur ta kthejë Hakimin, e konfirmon agjenti i lojtarit appeared first on Gazeta Express.