Sport

Zyrtare: Barcelona transferon lojtarin e parë këtë verë

0

Barcelona e ka konfirmuar transferimin e yllit të talentuar të Sao Paulos, Gustavo Maias, të cilit i ka dhënë kontratë me klauzolë prej 300 milionë eurosh.

Gustavo Maia e ka kompletuar transferimin në Barcelonë nga
Sao Paulo për 4.5 milionë euro dhe ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në
verën e vitit 2025, transmeton Gazeta Express.

Katalonasit e konfirmuan lajmin për transferimin e Maias në
faqen zyrtare të klubit, duke shkruar: “Barcelona ka arritur marrëveshje me Sao
Paulon për transferimin e Gustavo Maias, i cili do t’i bashkohet Barcelonës B”.

“Braziliani ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri më 30 qershor
të vitit 2024 me klauzolë prej 300 milionë eurosh. Kostoja totale e këtij
transferimi është 4.5 milionë euro’.

Maia është 19-vjeçar. Ai i ishte bashkuar skuadrës së Sao
Paulos në moshën 14-vjeçare dhe pas tri provave me klubin brazilian, ai ka
arritur t’i fitojë shtatë trofe me klubin.

Sezoni më i mirë i tij si golashënues ishte në vitin 2018,
kur i shënoi 30 gola në 36 ndeshje të zhvilluara.

Ai luan edhe për ekipin kombëtar të Brazilit në grupmoshat e
të rinjve dhe preferon të luajë në krahun e majtë të sulmit. /Gazeta Express/

The post Zyrtare: Barcelona transferon lojtarin e parë këtë verë appeared first on Gazeta Express.