Teknologji

Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera shënuan rënie në vlerë

0

Bitcoin dhe kriptovalutat e tjera shënuan rënie në vlerë


AutoTech


Gazeta Express

20/04/2021 11:47

Shumë kriptovaluta u “shembën” masivisht të
dielën. Bitcoin, më e vjetra dhe më e njohura nga të gjitha monedhat digjitale,
shënoi rënie me rreth 15 për qind. Monedha e dytë më e madhe e Internetit për
sa i përket vlerës së tregut, Ethereum, ra me rreth 18 për qind në vlerë para
se të ishte në gjendje të rikuperohej pak

Rënia u shkaktua nga thashethemet se
Departamenti i Thesarit i SHBA-së mund të rritë veprimet kundër përdorimit të
kriptovalutave për pastrim parash. Kjo u raportua nga disa uebfaqe të
specializuara në lajmet në lidhje me vlerat e kriptos.

Çmimi i Bitcoin ra në platformën tregtare
Bitstamp nga 60,400 dollarë në rreth 51,540 dollarë herë. Të dielën në mesditë,
një Bitcoin kushtonte rreth 55,000 dollarë. Vetëm javën e kaluar, kursi kishte
arritur një rekord të lartë prej gati 65,000 dollarë.

Edhe kriptomonedhat e tjera po bien ndjeshëm

Çmimi i Ehtereum ra nga rreth 2,430 dollarë në
rreth 1925 dollarë të dielën dhe ishte së fundmi në 2,125 dollarë. Monedhat e
tjera kripto si Litecoin ose XRP gjithashtu ranë ndjeshëm në disa raste. Vlera
e tregut e të gjithë mbi 9,000 vlerave të kriptos ra nga rreth 2.2 trilionë në
rreth 1.9 trilionë dollarë.

Rënia e fundit e çmimeve tregon se monedhat
digjitale mbeten shumë të paqëndrueshme pavarësisht rritjes së tyre të madhe.

Në muajt e fundit, Bitcoin dhe Co. kanë
përfituar shumë nga rritja e interesit nga ana e kompanive të mëdha dhe
investitorëve financiarë.