Sport

Demba Ba zbulon gjithçka/ Turqit do të ‘çuditen’ nga kjo: Më thanë se s’do luaja nëse agjëroj…

0

13:27 / E Martë, 04 Maj 2021 / G. T.

Sulmuesi i njohur, Demba Ba (35-vjeçari) është larguar nga klubi i Besaksehir.

Ai ndërpreu kontratë dhe kishte paralajmëruar se do t’i tregonte të gjitha, shkruan IndeksOnline

Gjatë një interviste, sulmuesi senegalez u shpreh dhe tregoi arsyen e largimit që do t’i ‘çmend’ turqit.

“Para se të vinte Ramazani, disa nga miqtë e mi më thanë që unë nuk do të luaj nëse agjëroj. Atëherë kontrata ime u ndërpre”, ka thënë për IHA futbollisti i njohur.

Kujtojmë që ish-lojtari i Chelseat, u transferua në Superligën e Turqisë nga ekipi kinez, Shanghai Shenhua./IndeksOnline/