Life

Kombinimet më të shëndetshme të vezës që do të iu ndihmojnë të humbni peshë

0

10:38 | 4 Maj 2021

Ky artikull është shumë i volitshëm për njerëzit që janë dashamirës të vezës dhe vlerave të jashtëzakonshme të saj për organizmin.

Në këtë artikull do të mësoni kombinimet jo vetëm më të shijshme të vezës me perime dhe drithëra por edhe më të shëndetshme për të mbajtur veten në formë, shkruan “AgroWeb”.

Vezë Dhe Avokado

Ky është padyshim një nga kombinimet më të shijshme dhe më të shëndetshme që mund të hani në çdo vakt, transmeton lajmi.net.

Yndyrnat e mira të avokados përshpejtojnë metabolizmin dhe japin energji.

Përpos vitaminave, proteinës dhe mineraleve, ju do të merrni më pak kalori.

Sipas preferencës, mund të shtoni edhe pak spec djegës i cili ndihmon në rënien nga pesha.

Vezë Dhe Fasule Të Zeza

Vakti i parë i ditës mund të nisë shumë mirë me vezë të shoqëruara me fasule të zeza të ziera.

Ky kombinim ofron shumë proteinë dhe fibër të tretshme që do të thotë se jo vetëm që do të ndiheni të ngopur por edhe do të kontribuoni për një peshë më të shëndetshme.

Vezë Dhe Kinoa

Kinoa është padyshim një nga ushqimet më të shëndetshme në botë.

Ky drith ka një përmbajtje të lartë fibre, shije dhe aromë unike që i jep vlerë çdo vakti.

Kinoa ka gjithashtu nivelin më të lartë të proteinës se çdo drithë tjetër.

Falë kinoas dhe vezëve do të ndiheni më të ngopur dhe për më gjatë.

Vezë Dhe Tërshërë

Tërshëra tretet ngadalë. Ajo mban nën fre oreksin dhe nxit djegien e më shumë kalorive.

Krahas tasit me tërshërë ju mund të hani edhe vezë të zier duke fituar kështu proteinën, fibrën dhe ushqyesit e nevojshëm.

Vezë Dhe Speca

Specat janë të domosdoshëm për organizmin sepse janë ndër burimet më të pasura të vitaminës C.

Ato kanë dyfishin e kësaj vitamine se portokalli.

Nëse hani vezë të ziera të shoqëruara me speca të pjekur do të ndiheni energjikë por do të jepni kontributin tuaj për një peshë të mirë trupore.

Vezë Dhe Spinaq

Një filxhan çaji spinaq përmban vetëm 7 kalori.

Spinaqi është shumë i pasur me hekur dhe i domosdoshëm për muskujt.

Spinaqi ju mban të ngopur për shumë gjatë dhe kur kombinohet me vezët ofron një mëngjes të volitshëm për ata që duan të humbasin në peshë.

Nëse mëngjesin tuaj e nisni me vezë të ziera, ju mund ta pasuroni atë edhe me fruta pylli apo edhe kos. 

Ne Life