Teknologji

“Kujdes nga ky mesazh”, paralajmërimi i Whatsapp për një virus të ri

0

“Kujdes nga ky mesazh”, paralajmërimi i Whatsapp për një virus të ri


AutoTech


Gazeta Express

22/04/2021 2:22

Një tjetër paralajmërim vjen për
përdoruesit e WhatsApp-it.

Bëhet fjalë për një virus që po targeton të
githë përdoruesit e këtij aplikacioni.

Pretendohet se një aplikacion mund ta bëjë
rozë platformën e mesazheve.

Për më tepër, ky aplikacion premton dhe disa
veçori të tjera.

Ekspertët kibernetikë kanë paralajmëruar
përdoruesit e aplikacionit të mesazheve të kenë kujdes nga klikimi tek një link
i tillë që vjen në mesazhe.

Lidhja është “maskuar” si një përditësim
zyrtar nga WhatsApp-i.

Nëse përdoruesi klikon në link, telefoni i tij
mund të hakohet duke humbur aksesin në llogari.

“Kini kujdes nga WhatsApp Pink! Një virus po përhapet në grupet Whatsapp me një lidhje shkarkimi APK. Mos klikoni ndonjë lidhje me emrin e #WhatsappPink. Aksesi në telefonin tuaj do të humbasë”, tha një ekspert i sigurisë kibernetike në llogarinë e tij sociale.