Sport

Lukaku në formë, Belgjika e nis me fitore EURO20

0

22:52 / E Shtunë, 12 Qershor 2021 / G. T.

Kombëtarja e Belgjikës e ka nisur në mënyrën më të mirë Kampionatin Europian EURO20.

‘Djajtë e Kuq’ fituan 3 me 0 kundër Rusisë, ndeshje kjo e luajtur në stadiumin ‘St Petersburg’, shkruan IndeksOnline

Dy gola u shënuan në pjesën e parë, me anë të: Romelu Lukakus (10’të) dhe Meunier (34’të).

Kurse një gol i vetëm u shënua në pjesën e dytë. Realizator ishte Romelu Lukaku, i cili shënoi golin e tij të dytë personal.

Me fitore, Belgjika kryeson tabelën e Grupit B, me tre pikë – aq sa ka Finlanda që mposhti minimalisht Kombëtaren e Danimarkës (1-0).

Ndeshjen e radhës, Belgjika e zhvillon kundër Kombëtares së Danimarkës./IndeksOnline/