Ekonomi

Nga KRU “Prishtina” thonë se janë duke e rregulluar dëmin që la pa ujë disa lagje të kryeqytetit

0









Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” njofton qytetarët e rrugës “Muharrem Fejza”, se janë duke e rregulluar prishjen që la pa ujë edhe lagjen e spitalit dhe matit 1.


Kjo kompani thekson se janë duke e rregulluar prishjen që i takonte Operatorit Ekonomik të komunës së kryeqytetit.


“Si pasojë e pakujdesisë së kontraktorit të KK Prishtinë , në rrugën ” Muharrem Fejza ” qytetarët po përballen me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm që nga mëngjesi i ditës së sotme. Përderisa Operatori Ekonomik i Komunës nuk e ka rregulluar prishjen, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit të KRU” Prishtina” dolën në terren për sanimin e dëmtimit, me ç’rast pritet të sanojnë shpejt. Pa ujë të pijshëm janë lagjja e Spitalit dhe Mati 1”, thuhet në njoftim. /zëri