Sport

Real Madridit i shtyhet fluturimi, futbollisti del negativ në testet për Covid-19, i bashkohet ekipit

0

12:05 / E Martë, 04 Maj 2021 / G. T.

Futbollisti, Federico Valverde do të udhëtoj me klubin e Real Madridit për në Londër, për ndeshjen e dytë gjysmëfinale në UEFA Champions League kundër Chelseat.

Valverde kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 para dy dite, por sot ai ka rezultuar negativ, shkruan IndeksOnline

Klubi i Madridit vonoi fluturimin e aeroplanit dhe priti mesfushorin Valverde t’i bashkohet skuadrës.

Ndeshja mes Chelseat dhe Real Madridit do të zhvillohet nesër nga ora 21:00./IndeksOnline/