Sport

Shefki Kuqi ‘shpërthen’ në lot për Eriksen: Jeta e një futbollisti nuk është ashtu siç e shihni

0

23:15 / E Shtunë, 12 Qershor 2021 / G. T.

Rasti i Christian Eriksen sot ka prekur gjithë botën.

Lojtari i Kombëtares së Danimarkës ra pa ndjenja gjatë ndeshjes kundër Finlandës në EURO20, shkruan IndeksOnline

Në Supersport Kosova, i ftuar si mysafir ishte edhe legjenda e Premierligës, Shefki Kuqi. Ai ‘shpërtheu’ në lot gjatë diskutimeve që kishin për lojtarin danez.

“Është një ndjenjë e rëndë. Kemi pasur shumë raste dhe flitet që një futbollist e ka një jetë shumë të mirë, një jetë luksoze. Por me të vërtetë nuk duket ashtu, nuk është një jetë aq luksoze siç duket nga jashtë. Ke të ardhura dhe pasuri, por pasuria nuk është asgjë në këto raste. Nuk e di çka të them, e kam një ndjenjë…”, ka thënë Kuqi

Kujtojmë që Eriksen është në gjendje të mirë shëndetësore dhe po trajtohet me kujdes në spitalin e Kopenhagës./IndeksOnline/