Sport

Superliga vjen me dy ndeshje të forta sot

0

Sot me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohen dy ndeshje të forta në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshjet i takojnë xhiros së 28’ë, ku presim spektakël, shkruan IndeksOnline

Llapi sot do të mundohet t’i bëjë ballë një Drite që është favoriti kryesor për titullin e kampionit.

Aktualisht, klubi nga Gjilani ndodhet në vendin e dytë në tabelë me 58 pikë të grumbullua, ndërsa Llapi në vendin e shtatë me 33 pikë.

Kurse ndeshja e dytë është mes Drenicës e Prishtinës, ku kryeqytetasit me një fitore eventuale sot i afrohen vendit të dytë.