Teknologji

VIP-at me aplikacion të tyre të ri

0

VIP-at me aplikacion të tyre të ri


AutoTech


Gazeta Express

21/04/2021 1:34

Njohja me futbollistë të rangut të lartë,
aktorë të Hollywood-it, producentë dhe yje të televizionit. Por si mund ta
bëjnë këtë?

Përmes aplikacionit Raya, i lançuar në vitin
2015, ka tërhequr njerëz nga të gjitha fushat e jetës, por që kanë një gjë të
përbashkët, famën.

Mes yjeve në këtë “Klub Online” janë Sharon
Stone, Channing Tatum, David Walliams, Harry Styles, Cara Delevigne dhe Emilia
Clarke.

Me një listë pritje prej 100 mijë personash
dhe procedura më të rrepta, të verifikimit se çdo klub social, Raya është
shërbimi më ekskluziv i hartuar ndonjëherë. Shanset për t’u pranuar janë aq të
pakta sa ekspertët thonë se është më e lehtë të pranohesh në Universitetin e
Oksfordit.

Aplikacioni ka disa rregulla, ku kryesori
është që të mos flasësh për Raya dhe të mos bësh screenshot-e apo rrjedhje informacioni.
Me eventet e anuluara përgjatë një viti pandemi, aplikacioni ka qenë një nga
vendet kryesore ku të pasurit dhe të famshmit kanë ndërvepruar me
njëri-tjetrin. /Klan News